Ashtu siç lajmërua edhe më herët, kryeministri Edi Rama ka zhvilluar një takim me atë grek, Kyriakos Mitsotakis.

Siç shihet edhe nga fotot e siguruara nga Top Channel, në takim nga pala shqiptare marrin pjesë edhe ministrja e Energjitikës Belinda Balluku si dhe Endri Fuga.

Rama ndodhet në kryeqytetin grek pasi po merr pjesë në forumin ndërkombëtar për dialog ekonomik dhe politik, një nismë e cila që prej vitit 2016 synon të identifikojë dhe promovojë interesat e përbashkëta të BE dhe vendeve të botës arabe.

FOTO GALERI
1/7

Top Channel