Rama-Kurti/ Analistët komentojnë në “Open” takimin: Kryeministri u skuq

28/10/2019 21:44

Në emisionin “Open” në Top Channel po diskutohet mbi Albin Kurtin dhe Edi Ramën, si dhe për takimin që dy politikanët zhvilluan në fundjavë në Tiranë.

Në lidhje me Skype, analisti Baton Haxhiu theksoi se ky takim duhet përshëndetur.

“Natyrshëm që duhet përshëndetur ky takim, gatishmërinë e zotit Rama dhe dëshirën e kryeministit të ardhshëm. Takimet sqarojnë gjërat ndërsa distanca krijon vetëm armiqësi”, tha Haxhiu.

Por për Andi Bushatin takimi erdhi në vazhdën e një sërë takimesh të tjera.

“Albin Kurti ka takuar Sali Berishën, Andi Bejten, Çim Pekën dhe ndër këto ishte dhe Rama”, theksoi Bushati.

Ndërsa analisti Burat Buzhala ishte shumë i ashpër me akuzat ndaj kryeministrit Rama. Ai theksoi se ky ishte një takim “mes një kryeministri në ikje dhe njërit në ardhje”.

Sipas Buzhalës, kur Rama ka parë Kurtin është skuqur, pasi ka parë tek ai atë që donte të ishte vetë.

“Kur Edi Rama ka parë Albin Kurtit është skuq sepse ka parë te ai atë që donte të ishte vetë. Donte të ishte një politikan i majtë, i pakorruptueshëm, por që është krejt e kundërta e saj””, tha analisti.

Buzhala kritikoi Kurtin për deklaratën se “Rama është kundër shkëmbimit të kufijve” pasi, sipas tij, “faktet janë të ndryshme”.

“Trekëndëshi Rama-Vuçiç-Thaçi e vërteton se ai është pro ndarjes së kufijve. Kurti i ka vënë ultimatum që mos të ndërhyjë në çështjen e marrëdhënies Kosovë-Serbi”, tha Buzhala.

Gjithashtu i pranishëm në studio, Henri Çili tha se fitorja e Albin Kurtit solli disa ndryshime për mirë në politikën e Kosovës por që do të ndikojë edhe në politikën shqiptare.

Sipas Çilit, fitorja e Albin Kurtit rrëzoi status quo-n.

“Për sa i përket ndershmërisë, ajo duhet parë sepse ai akoma nuk ka qeverisur. Nuk ka akoma një firmë prej shtetari”, tha analisti.

Në fund të analizës së tij, Çili debatoi me Buzhalën.

“Në filozofinë e tij, Kurti thotë barazi, kjo është premisë komuniste. Banka zhvëllimore është shtetëzime”, tha Çili.

“Po, barazi. Barazi para ligjit. Do rrëzohen oligarkët”, iu kundërpërgjigj Buzhala.

  “Takim mes një kryeministri në ikje dhe njërit në ardhje”, Buzhala-Haxhiu debat në Open

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA