Nuk ka fitues në sfidën më të rëndësishme të javës së 10 të Kategorisë Superiore mes Partizanit dhe Kukësit.

Në ‘Selman Stërmasi’ të dyja skuadrat dolën nga fusha e lojës me barazimin 0-0. Ishte skuadra e drejtuar nga Lerda rrezikoi me Cinarin që u ndal mnga tramversa dhe portieri i kukësit, Xhika, ndërkohë që për verilindorët shansin me të pastër e pati Rroca. Cinari gjeti rrugën e rrjetës në minutat e fundit, por që u anulua për pozicion jashtë lojë.

Gjithsesi edhe me këtë rezultat Partizani rimerr kreun e renditjes me 18 pikë. Në barazim doli edhe sfida zhvilluar në Vlorës mes Flamurtarit dhe Skënderbeut, por me rezultatin 1-1. Korcarët kaluan në avantazh në këtë ndeshje me Devi bregun në, por vlonjatët barazuan në 1-1 në fundin e pjesës së parë me Xhevahir Sukaj. Në pjesën e dytë Flamurtari krijoi raste të tjera shënimi, por rezultati mbeti i pandryshuar dhe skuadrat morën nga 1 pikë që nuk i shërben asnjërës prej tyre.

Klara Asqeriu

FOTO GALERI
1/14

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA