Maturantët që kanë mbetur pa u regjistruar në unversitet, kanë edhe një tjetër mundësi. Ata duhet të nxitojnë pranë fakulteteve dhe të paraqesin kërkesë me shkrim. Raundi i tretë dhe i fundit, nuk ka përfunduar ende. Ai vazhdon me atë që quhet faza e lirë, që nis më 28 tetor dhe përfundon pas 4 ditësh pra më 31 tetor.
“Maturanët që nuk u regjistruan përgjatë tre fazave të këtij raudni, kanë mundësinë që nga sot, të paraqiten pranë fakulteteve, dhe në ato lista ku ata janë në pritje për regjisttim, të shprehin dëshirën për të nisur studimet. Fakultetet i mbledhin kërkesat me shkrim të aplikantvë, për ato degë ku janë të interesuar dhe më pas nxjerrin një shortlist, që nuk bëhet më publike në portalin U Albania, por bëhet publike para fakultetit. Pastaj caktohet një ditë për regjistrim brenda kësaj faze 4 ditore, dhe në atë ditë, maturantët do të paraqiten pranë atij fakulteti”, është shprehur Arjan Xhelaj, Kreu i Rrjetit Akademik Shqiptar.
Pas datës 31 tetor ezaurohen kuotat e fundit në universitetet publike dhe private të vendit. Në universitetin e Tiranës në fakultetin Juridik p.sh. ka ende 6 kuota të lira.
“Maturanti shkon pranë fakultetit juridik, dhe sekretaria mban shënim të gjithë ata maturantë që duan të vazhdojnë garën. Pastaj nxerrin një shortlist duke respektuar renditjen që kanë patur maturantët, në fillim të raundit të trete. Në bazeë të renditjes ato bëjnë regjistrimin në datën 30 ose 31 tetor”, shton Arjan Xhelaj.
2 muaj mori gjithë procesi i aplikimit dhe regjistrimit të maturantëve në universitetet publike e private të vendit.
“Mbi 21 mijë maturantë nisën vitin e ri akademik. Në këto 4 ditë pritet të regjistohen rreth 200 maturantë të tjere duke e cuan në një shifër të ngjashme më një vit më parë”, shton më tejk Xhelaj.
Juli Ristani
Top Channel