Ndarja nga jeta në moshën 60 vjeçare e aktores Shpresa Bërdëllima ka qenë një lajm tronditës për kolegët e saj. Edhe pse e larguar nga Shqipëria që në fillim të viteve ’90 rolet e saj mbahen mend, sidomos ato të ardhura me portretin e saj të vogël e të këndshëm e krahasuar si një Brigitte Bardot shqiptare.
Bukurinë dhe ekspresivitetin e saj në role e ka shprehur tek “signorina Gaitani” në filmin “Vajzat me Kordele të Kuqe”, apo më pas Asimeja në “Përtej mureve të ngurta”, tek Liza “Kur happen dyert e jetës” apo Keti tek “Flutura në Kabinën time”.
Akorja prej kohësh vuante nga një sëmundje e rëndë dhe ndërroi jetë në Belgjikë, aty ku jetonte qëkurse u largua nga Shqipëria.
Përvec kinematografisë Shpresa Bërdëllima ka qenë e angazhuar edhe në teatrin e estradës së Tiranës.
Roli i saj i fundit ka qenë në vitin 1988 ne teatër me “Kush e vrau Kastijin” të regjisorit Gëzim Kame.
Jetona Kocibelli
Top Channel