Ka nisur seanca e sotme parlamentare.

Deputeti Korab Lita, i cili pretendon se është zgjedhur kryetar pas dorëheqjes së Hajdarit, tha në seancën e sotme se në mbledhjen e grupit më 24 tetor është vendosur të mos pranohet kërkesa e pesë deputetëve të opozitës parlamentare që donin t’i bashkoheshin grupit demokrat.

“Nuk do ketë anëtarë të rinj në grupin tonë parlamentar. Do vazhdojë të ketë 9 anëtarë. Me 5 vota pro dhe 3 kundër është vendosur që të mos pranohet asnjë anëtar i ri për momentin në grupin parlamentar demokrat”, tha ai.

Top Channel