Foto/ Basha blen vilë luksoze në periferi? PD: Trillim, po jeton me qira sepse tërmeti i prishi shtëpinë

28/10/2019 22:15

Partia Demokratike ka përgënjeshtruar një lajm të publikuar sot, ku pretendohej se kryetari Lulzim Basha ka blerë një vilë luksoze në një prej rezidencave në periferi të Tiranës. Sipas PD-së, ky është një dezinformim i qëllimshëm.

Në reagimin e PD-së theksohet se banesa e Bashës ka pësuar dëme nga tërmeti i fuqishëm që goditi vendin pak javë më parë, ndaj familja e tij po jeton në një banesë me qira, por pa specifikuar se ku. PD deklaron se banesa e përkohshme e kryetarit nuk ka asnjë lidhje me fotot e shpërndara nga disa portale.

“Në disa media është shpërndarë një dezinformim i qëllimshëm lidhur me banesën e kryetarit të PD Lulzim Basha. Pas disa dëmeve të shkaktuara nga tërmeti, banesa e zotit Basha do të duhet t’i nënshtrohet disa punimeve të domosdoshme. Për këtë arsye zoti Basha dhe familja e tij janë zhvendosur përkohësisht në një banesë me qera, që nuk ka asnjë lidhje me fotot e rreme të shpërndara nga disa portale të kontrolluara nga qeveria. Banesa me qera e familjes së zotit Basha jo vetëm nuk ka pishinë, por është më e vogël sesa banesa e tij në rindertim. Gjithcka tjetër është trillim i sponsorizuar nga qeveria”, thuhet në reagimin e PD-së.

Foto e makinës së Bashës duke hyrë në këtë rezidencë u publikua gjithashtu në portale, si dhe foto të vilave të ngjashme me atë të cilën pretendohet se ka blerë kryeopozitari, por që hidhet poshtë nga selia blu.

FOTO GALERI
2/6
Vilë e ngjashme me atë që pretendohet se ka blerë Basha. PD e përgënjeshtron.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA