Në Bularat vazhdojnë përgatitjet për ceremonitë zyrtare tek varrezat e dëshmorëve, siç duket edhe nga videot dhe fotot që Top Channel sjell nga atje, ku duket se njerëzit kanë filluar të mblidhen.
Në lidhje me ceremonitë Athina është shprehur më herët se ato do të kenë karakter përkujtimor dhe jo politik, kur deklaron se pala greke në këto ceremoni do të përfaqësohet prej zv-ministrit të Jashtëm, përgjegjës për çështjet e diasporës, Andonis Dhiamataris dhe ambasadores greke në Shqipëri, Sofia Filipidhu, ndërsa ceremonitë do të zhvillohen sipas marrëveshjeve dhe protokolleve të firmosur më herët prej Shqipërisë dhe Greqisë.
Ministria e jashtme Greke, bën me dije se ceremonitë do të zhvillohen ne bashkëpunim me palën shqiptare, siç parashikohet në traktatin e bashkëpunimit për kërkimin, identifikimin dhe rivarrimin e të rënëve të luftës, firmosur prej dy vendeve dy vjet më parë.
Top Channel