Protestat e dhunshme/ Policia arreston 11 persona, mes tyre dy të mitur. Ndalohet edhe 33-vjeçari për sulmin ndaj Komisariatit nr.3 21/10 14:12
Banorët e Astirit janë mbledhur sot për të protestuar para Gjykatës së Apelit.
Ata kanë kërkuar lirimin e tre personave që janë arrestuar pak ditë më parë pasi bllokuan rrugën në zonën e Unazës së Re.
Gjykata vendosi që të lehtësonte masën e tyre nga “arrest me burg” në “arrest shtëpie”.
Personat e arrestuar janë Gramoz Shehu, Ilir Katiraj dhe Skender Doda.
Top Channel