Më 5 nëntor në Shtetet e bashkuara të Amerikës mbahen zgjedhjet lokale. Mes kandidateve për këshillat bashkiake ka edhe shqiptarë. Jetlir Kulla, i cili ka shkuar fëmije në SHBA, kandidon për mandatin e tretë në këshillin bashkiak në qytetin Waterbury, ndërsa Visar Tasimi, i lindur në Amerikë për qytetin Naugatuck në shtetin e Connecticut.

Waterbury, qyteti 5-të më i madh në Connecticut, është qendra e shqiptarëve atje ku jetojnë mbi 10.000 vetë në qytetin me popullsi 110.000 banor.

Jetlir Kulla:

Jam krenar që jam pjesë e një grupi këshilltarësh që bashkë me kryetarin e bashkisë kemi bërë shumë zhvillime në qytetin tonë. Mbi 3000 mijë punë të reja janë krijuar, 10-projekte të ndryshme janë mbaruar për modernizimin dhe konstruktimin e shkollave lokale. Dhe gjithashtu mbi 13 milion dollar janë investuar në shtatë vitet e fundit për parqet rreth e qark.

Por, ka edhe më shumë punë për të bërë, kështu që dua të kandidoj që të ecim akoma më përpara.

Ndërsa Naugatuck eshte qyteti fqinj  me Waterbury-in, me 30.000 banorë.

Visar Tasimi:

Unë po kandidoj për këshillin bashkiak në Naugatuck sepse unë mendoj që duhet të ketë pjesmarrje të rinisë në qeverinë lokale.

Siç është Jetliri një nga të rinjtë në këshillin e Waterbury sot, besoj se edhe në Naugatuck duhet freskuar qeveria me ide të reja.

Visar Tasimi është edhe anëtar i Këshillit Koordinues të  Diasporës pranë qeverisë së Tiranës. Të integruar në SHBA dhe përveç profesioneve që ushtrojnë, dy të rinjtë janë angazhaur edhe në politikë. Por çfarë do të thotë kjo për komunitetin shqiptare në SHBA?

Jetliri:

Së pari dua të them që për mua ishte një krenari e madhe të zgjidhesha në këshillin bashkiak si shqiptari i parë në shtetin e Connecticut, gjithashtu jam dhe tepër krenar që Visari ka hedhur kandidaturën.

Në qytetin e Watebury mendohet se ka mbi 10000 shqiptar, kështu që mendoj se është shumë e rëndësishme për të qenë një zë për gjithë shqiptarët e zonës.

Visari:

Sa për komunitetin shqiptar është e domosdoshme që të ketë përfaqësim në organet qeveritare Naugatuck nuk ka aq shqiptar sa Waterbury, por ndikimi është shumë i dukshëm.

Me biznese nxënës të shkëlqyer në shkollë dhe shumë të tjera, besoj se kandidatura e Jetlirit dhe e imja ja hapin rrugën shqiptarëve të tjerë të kandidojnë për më lart.

FOTO GALERI
2/6

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA