Presidenti turk, Rexhep Tajip Erdogan, ka paralajmëruar sërish se do t’u hapë dyert 2 milionë refugjatëve për në Europë, nëse BE-ja nuk e mbështet planin e tij për të krijuar një zonë sigurie në Siri.

“Nëse nuk ka mbështetje për projektet që po zhvillojmë, s’na mbetet rrugë tjetër përveçse t’u hapim dyert 1 deri në 2 milion refugjatëve, dhe t’i lëmë të shkojnë në Europë”, tha presidenti turk, duke theksuar se nuk është kërcënim, por një nga zgjidhjet mundshme të situatës.

Turqia është duke mbajtur rreth 3.6 milionë refugjatë dhe Erdogan ka kohë që planifikon një “zonë sigurie” në Siri ku ata mund të strehohen.

Sa për kurdët, të cilët i quan terroristë, Erdogan tha se nëse nuk largohen të gjithë brenda 150 orëve, Turqia do të futet vetë për t’i spastruar.

Aj.P

FOTO GALERI
1/9
Turqia është duke mbajtur rreth 3.6 milionë refugjatë dhe Erdogan ka kohë që planifikon një “zonë sigurie” në Siri ku ata mund të strehohen.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA