Refuzohet plani i Macron, Pendarovski: S’kam kërkuar ndarjen e Shqipërisë e Maqedonisë së Veriut

26/10/2019 15:24

Në të parën vizitë në Shqipëri si president i Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski, krahas eveidentimit të mardhënieve të mira mes dy vendeve tona, nuk e fshehu zhgënjimin dhe zemërimin për mos çeljen e negociatave me BE.

“Unë propozova që shtetet e Ballkanit Perëndimor në periudhën e ardhshme të mbajnë një samit të jashtëzakonshëm ku do të diskutojmë për marrëdhëniet ndërfqinjësore, dhe në pas kësaj edhe me alternativat e zgjerimit. Konsideroj se Maqedonia e Veriut duhet të jetë mikpritëse e këtij samiti. Procesi i ndarjes së dy shteteve, asnjëherë nuk ka qenë pjesë e fjalotit tim politik, sepse mendoj se dy shtetet duhet t’i fillonin negociatat. Ne harxhuam shumë kohë tek miqtë tanë t’i bindim se nuk bëhet fjalë për anëtarësim të plotë, por vetëm fillim të një procesi që do të vijojë me vite të tëra. Një Gjermani dhe Francë që ka arritur për 200-300 vite, ne duam ta bëjmë për shumë më shpejt. Këtë radhë nuk na u mundësua. Ky është një ndëshkim i pamerituar për të gjithë Rajonin. Rajoni nuk duhet të jetë i harruar”, është shprehur Stevo Pendarovski.

Presindenti Ilir Meta, në mesazhin dërguar indirekt qeverisë së kryeminitrit Edi Rama ia përmendi, shembullin e Maqedonisë së Veriut që shkoi në zgjedhje të parakohshme.

“Është e rëndësishme të gjithë të reflektojmë. Kemi një reflektim në Maqedoninë e Veriut, përmes një zgjidhje të caktuar politike. Kjo është zgjidhja e tyre, tregon pjekurinë e tyre politike dhe demokratike. Natyrisht që edhe tek ne kanë mjaft rëndësi të kemi një reflektim të menjëhershëm dhe të lexojmë me vëmendje të gjitha ato detyrime që duhet ti kishim përmbushur;, shprehet Presidenti Meta.

Të dy presidentët u pyetën nga Top-Channel për idenë e hedhur nga Franca për një “partneritet special” të BE-s me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.

“ Në nuk na mjafton të jemi pjesë vetëm e përbashkët e tregut evropian, por ne duhet të jemi patjetër pjesë e institucioneve politike të evropës që t’i miratojmë në vedet tona vlerat demokratike të BE. Nëse bëhet fjalë për një retorikë politike e cila më vonë nuk do të tranformohet atëherë e pranoj këtë, por nëse bëhet fjalë që në periudhën e ardhshme propozimet zyrtare nga Komisioni Europianm dhe BE që të shkoni në këtë linjë në ofrimin e alternativave të formave të fqinjësisë, mendoj se jo vetëm vendi im nuk do ta pranojë këtë”, shton Prendarovski.

“ Çdo ide informale që mund të paraqitet apo parashtrohet si një alternativ për të zëvendësuar procesin e anëtarësimit të vendeve tona dhe të Ballkanit Perëndimor në BE është e pakuptimtë dhe është e papranueshme”, shton më tej Meta.

Muhamed Veliu

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA