Policia ka gjetur 81 emigrantë në mesin e të cilëve 19 ishin të moshës së mitur. Personi është arrestuar ndërsa emigrantët janë dorëzuar në Qendrën e pranimit në Tabanovc- deklaroi Toni Angellovski, Zëdhënës i MPB-së
Kapen 81 emigrantë në fshatin Vaksincë të Komunës së Likovës në Maqedoninë e Madhe. Policia ka arrestuar të dyshuarin N.A, person i njohur për autoritet e ndjekjes penale. Sipas policisë emigrantët kanë qenë të strehuar për një kohë të gjatë në një objekt i cili është në pronësinë e të dyshuarit. Emigrantët janë dorëzuar në Qendrën e pranimit në Tabanovc, kufiri me Serbinë. Policia ka gjetur 81 emigrantë në mesin e të cilëve 19 ishin të moshës së mitur. Personi është arrestuar ndërsa emigrantët janë dorëzuar në Qendrën e pranimit në Tabanovc- deklaroi Toni Angellovski, Zëdhënës i MPB-së. Për momentin policia nuk posedon informacion nëse i arrestuari është pjesë e grupit të trafikantëve të cilët u arrestuan pakë ditë më parë mbi dyshimet për tregti dhe kontrabandë. Pas kompletimit të dokumentacionit, i dyshuari do t’i dorëzohet Prokurorisë Themelore në Kumanovë ku edhe pritet t’i caktohen masat e kujdesit. Gjatë vitit 2019, policia ka vepruar në 57 raste të tregtisë dhe kontrabandës me emigrantë, ku 90 për qind e kontrabanduesve kanë qenë shtetas të Maqedonisë së Veriut, ndërsa ka parandaluar rreth 18.500 tentativa për kalim ilegal të kufirit. Alsat M
Top Channel