Aksident i rëndë në hyrje të Pogradecit, humbi kontrollin mbi mjet dhe përplaset me murin anësor të një tuneli, lëndohen shoferi dhe pasagjeri Vetëm 40 minuta larg Shkodrës dhe 15 minuta larg bashkise së Malësisë se Madhe, ndodhet Parku Natyror i Reçit. Një zone e njohur për historinë e saj në luftërat ndaj pushtuesve dhe bukuritë natyrore, por karakteristike të veçante ka edhe prodhimin e gështenjave pasi ka një plantacion prej 460 hektarësh.
Rexhep Metaj është një nga fermerët e zonës i cili mbledh gështenjat dhe i tregton, por sivjet ka një rënie të theksuar të prodhimit.
Problemi pranohet edhe nga ekspertet. Kanceri i gështenjës është shfaqur edhe në masivet e Reçit prandaj duhet ndërhyrje e menjëhershme.
Në Reç, prodhohet edhe mjalti i gështenjës, i cili njihet për vlerat e larta kurative.
Banoret e Reçit tregojnë se pema e gështenjës është, e sjellë në këtë zonë nga një emigrant nga Kraja, treva shqipfolëse e Malit te Zi. Qe prej asaj kohe, Reçi prodhon mbi 350 tonë gështenja ne vit, ku pjesa me e madhe e tyre eksportohet për në tregjet e bashkimit europian.
Top Channel