Bille Eilish nuk e lënë të qetë as me pushime, fotografohet në Los Angeles me veshje sportive dhe pa grim (Foto)
Volksvagen ka preznatuar mishërimin më të ri të golfit të tij ikonik me shpresën se vetura më e shitur e tij do të ndihmojë në financimin e kalimit tek era elektrike dhe do të krijojë urën lidhëse me makinat e së ardhmes.
Gjenerata e 8 e makinave jo shumë luksoze por të besuara dhe kompakte, nga të cilat janë shitur më shumë se 35 milionë që nga 1974, bëri debutimin e saj në një ceremoni në zyrat qëndrore të gjigantit gjerman në Wolfsburg.
Sidoqoftë, lançimi i Golf 8 ishte më pak glamoroz se ai i muajit të kaluar të ID.3, makinës së parë tërësisht elektrike të Volsvagenit, që zuri edhe vendin kryesor në panairin e makinave në Frankfurt dhe që simbolizon bastin 30 miliardë eurosh të grupit për makinat me zero-emetime.
Shtatë vite pas rifreskimit të fundit të modelit, Golfi i ri 8 del nëpër rrugë në një panoramë të ndryshuar. Volksvagen është prekur jo pak nga afera e mashtrimit për emetimet e karbonit, që vazhdon të rëndojë mbi industrinë dhe ka detyruar prodhuesit e makinave të respektojnë rregullore më të ashpra për ndotjen në BE.
Dhe përballë këtyre ndryshimeve, është e qartë për ekspertët, se golfi i ri, makina më e famshme e grupit pas beetle-t legjendar, po del në treg për të mbledhur para. Ai vjen në variantet dizel, benzinë, gaz natyral dhe hibrid dhe mund të jetë lamtumira e fundit e grupit për erën e karburanteve fosile.
Top Channel