Me gati 800 milionë dollarë të mbledhur nga shitja e biletave në mbarë botën, Joker, filmi i ndaluar për minorenët, praktikisht ka thyer rekordet. Filmi konsiderohet një sukses, me vlerësime të marra si nga publiku, ashtu edhe nga kritika.
Ryan Reynolds, ylli i “Deadpool,” që mbante deri tani rekordin me 783 milionë dollarë, ishte ndër të parët që përcolli urimet e tij në mediat sociale. Por edhe pse po bën “namin“ nëpër botë, Jokeri ka ende një rrugë të gjatë përpara nëse kërkon të kryesojë listën e fitimeve brenda kujfive.
Aty, në vend të parë është cimentuar drama me temë biblike “ Pasioni i Krishtit“, me regji të Mel Gibson, e cila arriti të grumbullojë $370 million në Amerikën e veriut në 2004-tën.
Jokeri deri tani në SHBA, ka mbledhur $259 million dollarë. Se çfarë tendence do të kishte ky film në Box Office, kjo u pa që në fillim me nivelin e lartë të arkëtimeve në shfaqjet e para.
Filmi e tërhoqi shumë shpejt audiencën, pavarësisht paralajmërimeve të kritikëve dhe autoriteteve për nivelin e lartë të dhunës.
“” Joker “ka qenë një sukses vërtet befasues,” tha analisti Paul Degarabedian për CNN Business, duke shtuar se janë të mëdha gjasat që ai të vazhdojë me këtë vrull.
Top Channel