Janë bërë gati tre orë që kur lideri i Vetëvendosjes, Albin Kurti, është në takim në Kryeministri të Shqipërisë me kryeministrin Edi Rama.

Takimi ka filluar Rreth orës 18:20 dhe ende nuk ka ndonjë deklaratë nga pretendenti për shef ekzekutivit në Kosovë, Albin Kurti, e as nga kryeministri Rama.

Takimi Kurti-Rama vjen pas zgjedhjeve të 6 tetorit në Kosovë, ku partia e Kurtit doli e para, i cili përveç në Prishtinë, fitoren e ka festuar edhe në Tiranë, raporton KosovaPress.

Para objektit të Kryeministrisë janë duke pritur shumë mediat nga Tirana dhe Prishtina./KosovaPress/

Top Channel