“Shkallët e Jokerit”, turma vizitorësh në Bronx

25/10/2019 16:05

132 shkallët që lidhin Shakespeare Avenue me Anderson Avenue në Bronx, nuk janë me siguri një nga destinacionet më të frekuentuara nga turistët në Nju Jork.

Por vizitorë nga e gjithë bota, po u vërsulen atyre tani, pas kërcimit të Joaquin Phoenix në ato shkallë, në filmin Joker, duke krijuar ndjesi të përziera mes banorëve lokalë.

Madje, atyre që filmi u ka pëlqyer shumë, u duhet që shpesh të qëndrojnë edhe në radhë të gjata para se të munden të bëjnë një foto të tyren, duke rikrijuar pozën e karakterit që shfaqet në posterin e filmit të drejtuar nga Todd Philips.

Në film, Phoenix kërcënon nëpër këto shkallë, dhe në sfond ka dritat e rrugëve të Nju Jorkut. E kjo nuk është hera e parë që një ambjent i shfaqur në një film, bëhet magnet për turistët. 75 shkallët në lagjen Georgetown në Washington, patën të njëjtin fat pasi u panë tek The Exorcist.

Ardita Becolli

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA