Dita juaj tetë orëshe e punës, po ju shkurton jetën? Puna 40 orë në javë, prej kohësh është konsideruar një normë, por shkencëtarët tani thonë se ajo, mund të prekë të gjitha aspektet e shëndetit tonë.

Duke filluar me rrezikun e lartë të infarkteve, e duke vijuar me depresionin apo alkoolizmin, puna me orare të zgjatura, sipas ekspertëve, dëmton veten në të gjitha mënyrat e mundshme.

Edhe në një këngë të Dolly Parton, puna nga ora 9-5 cilësohet si një mënyrë e tmerrshme për të fituar jetesën. Dhe 40 vite pas publikimit të kësaj kënge, ato orë pune, duken po njësoj. Edhe nëse orari juaj është 9 me 5, apo 10 me 6, mund të mos e mbash mend herën e fundit kur dole nga zyra në kohë.

Kjo, jo vetëm ka pasoja në jetën tënde personale, por një studim i fundit sugjeron se ka edhe pasoja të lidhura me shëndetin nga orët e gjata të punës. Shkencëtarët zbuluan se ata që punojnë më shumë se 52 orë në javë, humbasin flokët e tyre me shpejtësi dy herë më të madhe krahasuar me ata që punojnë 40 orë në javë ose më pak.

Në studim janë ekzaminuar më shumë se 13 mijë persona, tek të cilët janë verifikuar pasojat e orëve të gjata të punës.

Dhe përfundimi është gjerësisht i pranueshëm, sa më pak orë pune, aq më mirë…

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA