Me formën si një kitarë elektrike, “Hard Rock Hotel and Casino”, ndërtesa e re me xhama blu, është në fakt një përballje me fatin që pronarët e saj, fisi seminole, shpreson të luajë nota fituese.
Projekti i jashtëzakonshëm me vlerë 1.5 miliardë dollarë i jep Las Vegasit një tjetër ngjyrë dhe stil. Me një kazino gjigante, 1200 dhoma hoteli dhe më shumë se 3 mijë makina lojërash elektronike dhe tavolina kumari, vendi është një investim i madh për fisin seminole, që pëlqen të provojë gjëra të reja dhe që ka jo pak pasuri.
Seminole, që përbëhet nga rreth 4200 persona që jetojnë në rezervate të përhapura në Floridën e Jugut, kanë qenë fisi i parë që u përfshi në industrinë e kumarit kur hapën një bingo në 1979. Ashtu si Hard Rock Hotel and Casino, bingoja u ndërtua në Hollywood, jo në shtëpinë kaliforniane të industrisë së filmit, por në një qytet 30 km në veri të Miami. Në një seri procesesh gjyqësore, Seminole dhe fise të tjera, fituan të drejtën të mbanin kazino në SHBA në 1988.
Dhe sot, seminole është bërë një nga fiset më të suksesshme në kuptimin e biznesit, duke fituar jo pak para. Kushdo që ka të paktën 25 përqind gjak seminol, merr një pjesë fitimi. Fisi heziton të flasë me shifra ekzakte, por revista Forbes në 2016, përllogariti se çdo anëtari të fisit i shkonin 128 mijë dollarë në vit, që nga lindja dhe ata bëhen milionerë kur mbushin 18 vjeç. Fisi bleu Hard Rock International për 965 milionë dollarë 12 vite më parë dhe operon dhjetëra lokale, hotele dhe kazino në emrin e kompanisë, në të gjithë botën.
Dhe në inaugurimin e kazinosë në formë kitare, nuk munguan as personalitetet VIP Johnny Depp, Morgan Freeman dhe të tjerë njerëz të famshëm, ishin të pranishëm në ceremoninë e hapjes së hotelit dhe kazinosë së parë në botë, në formë kitare.
Top Channel