Nuk ka qenë një verë e lehtë për Neymar dhe PSG dhe duket se pas dëshirës së brazilianit për t’u larguar nga klubi francez vjen episodi i radhës.
Sipas “Le Parisien”, klubi do ta kishte vlerësuar rinovimin “yllit”, por tani negociatat janë ngadalësuar. Leonardo ishte gati të niste kontaktet për rinovimin e kontratës me O’Ney, por dëmtimi i fundit i 27-vjeçarit, që do ta mbajë 4 javë pushim, e ka detyruar klubin parizien të dyshojë.
Kontrata e Neymarit përfundon në vitin 2022, por te PSG janë dyshues nëse me të vërtetë ia vlen të vësh bast për një lojtar, i cili, përveç se ka shfaqur hapur dëshirën për t’u larguar, ka gjysmën e ndeshjeve që nuk luan që kur mbërriti nga Barcelona, për shkak të dëmtimeve dhe sanksioneve të klubit. Nëse këtij realiteti i bashkëngjitet rritja e madhe e Kylian Mbappé, rreth të cilit është projektuar e ardhmja, largimi i Neymarit verën e ardhshme duket i pashmangshëm.
“Le Parisien” kujton një rregull të FIFA-s që ka të bëjë me futbollistët e mitur vegjël se 28 vjeç, sipas të cilit Neymar mund të larohet në një klub jashtë Ligue 1, duke prishur në mënyrë të njëanshme kontratën e tij. Sipas këtij skenari, në bazë të përllogaritjeve braziliani do të paguante një dëmshpërblim prej 60 milionë eurosh.
Top Channel