Të gjithë ndërtuesit në Tiranë kanë si detyrim që 3% të objektit t’ia japin bashkisë për fodnin e banesave sociale për të pastrehët. Kryetari I bashkisë, Erjon Veliaj gjatë mbledhjes së rradhës të Këshillit Bashkiak tha se përveccse apartamenteve, 3%-i mund të konvertohet në vlerë monetare.
“Ne kemi qenë në një ngërç sepse na duhet të përkthejmë në aktet nënligjore se si do zbatohet 3% i banesave sociale për ndërtuesit. Pra përveç taksës që i paguhet bashkisë, ka edhe një fond të banesave sociale. Ligji ua ka kaluar bashkive sesi duhet ta interpretojmë. Pra, ajo që kemi bërë me këtë vendim, i kemi dhënë sot disa mundësi privatit: mund të na japi 3% aty ku ndërton, mund të na e japi këtë 3% sipas vlerës së vendit ku po ndërton në një vend tjetër, ose në qoftë se ka një fond banesash të pa shitura. Pra, jo të njëjtat metra katror, por në të njëjtën vlerë të këtij 3% të vendit ku është e vlefshme leja. Ose tjetra, 3% mund të zgjedhë ta paguajë edhe në ‘cash’ me vlerën e ndërtimit të asaj zone kadastrale. Ky shkon në një fond të posaçëm vetëm për banesa sociale. Pra, nuk mund të mbjellim pemë ose të bëjmë korsi biçikletash me këtë fond, sepse vjen ekskluzivisht për banesat sociale. Kështu zgjidhim edhe këtë ngërç. Jam i bindur se pas nesh do të kemi shumë bashki të tjera që do ta ndjekin”, shprehet Veliaj.
Veliaj iu kthye sërish projekt ndërtimit të teatrit të ri, që sipas tij nuk ka kthim mbrapa dhe do të ndiqen të gjitha procedurat për ndërtimin e tij.
“Të mos ketë asnjeri iluzione, teatri i ri do bëhet! Ne do japim parkingun e bashkisë, komplet i pavlerë, siç e patë në inspektimin që u bë; një parking si landfill, pocaqi, që shumica as nuk e parë se nuk ka pikë vlere, dhe do marrim një Teatër që vlen minimalisht 30 milionë euro. Atyre që po lodhen tek teatri, u them: Ruajini energjitë se do i bëjmë gjërat sipas procedurave; donit garë, garë bëmë! Ndërtimi i teatrit të ri do ndodhë në një ditë me diell, për të filluar një punë të mirë për Tiranën, që vitin tjetër mbush 100 vjeç dhe nuk ka nevojë që shekullin e dytë ta jetojë tek teatri i shekullit të parë, por duhet të ketë një teatër të ri”, shton ai.
Në këtë mbledhje të Këshillit Bashkiak u miratua dhe dëmbëshpërblimi për 51 dosje të familjeve të dëmtuara nga tërmeti i pak javëve më parë.
Alma Demiraj
Top Channel