Nëpër lumenjtë tanë, nuk rrjedh më ujë i pastër, por me ngjyrë. Për dekada me radhë lumenjtë janë shndërruar në vendhedhje mbeturinash.
Pasojat i vuajmë sot dhe në të ardhmen. Pastrimi i shtretërve të lumenjve është një mision gati i pamundur, thonë ekologjistët. Lana duke qenë se kalon përmes Tiranës, ka qenë dhe është ende më e ekspozuar ndaj ndotjeve urbane. Është shndërruar në një tualet të madh, na thonë banorët. Këtu shkarkohen të gjitha.
“Lana dikur ka qenë e pastër na tregojnë disa zotërinj, banorë të zonës. Laheshim kur ishim 6-7 vjeç. Ka patur peshq në të. Nënat tona lanin rrobat me finjë. Lana është devijuar me ndërtimin e Uzinës së Autotraktorëve në Shkozë. E kemi fajin edhe ne, se jemi të papërgjegjshëm, thotë një zotëri. Shteti ka vendosur kosha mbeturinash, por ne i hedhim plehrat në lumë, që nga unë i pari”, shprehen qytetarët.
Bashkia e Tiranës po punon aktualisht në zonën e Shkozës. Ndërsa seksioni i radhës ku do të ndërhyhet është ai nga “Ura Teknologjike” deri te kryqëzimi me rrugën “Teodor Keko” rreth 1.8 km i gjatë.
Top Channel