“Fqinjët”, vepra e shkruar nga Ruzhdi Pulaha, ishte përzgjedhja e teatrit të Gjirokastrës, për të marrë pjesë si konkurrente në festivalin e teatrit “Kadri Roshi”.

Me në qendër jetën e një familjeje të emigruar shqiptare në Greqi, tragjikomedia sjell aspekte mjaft reale të përditshmërisë së emigrantëve.

Drama që përshkon të gjithë veprën përtej nuancave të humorit është ajo e brengës njerëzore prej ndarjes, mbështetja që njerëzit ofrojnë për njerëzit e fqinjët për fqinjët.

Aktorët thanë se emocionet dhe përjetimet personale që pjesa imponon janë të forta edhe pas shfaqjes së 18-të. Liljana Ristani që luan rolin e një gjysheje greke thotë se materiali për t’i dhënë karakter rolit vjen nga e përditshmja dhe nga rrëfimet e emigrantëve.

Tragjikomedia ka udhëtuar më parë gjatë vitit në disa skena kombëtare dhe të trojeve. Ajo ka marrë disa çmime dhe rezultoi një prej pjesëve më të mira të vëna në skenë nga teatri profesionist i Gjirokastrës.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA