“Në Itali është e mjaftueshme që të deklaroheni homoseksual që të merrni leje qëndrimi “.
Avokati Gerardo Cembalo shpjegon kështu, për emisionin “Stasera Italia “, mundësinë që u rekomandohet shpesh migrantëve, të cilëve u hiqet e drejta e azilit .
“Deklaratat që paraqiten me 90% janë sigurisht fiktive,” shpjegon avokati.
“Ne kemi regjistruar migrantë”, konfirmon Salvatore Simioli, sekretare kombëtare e shoqatës që mbron të drejtat e homoseksualëve.
“Dhe kjo pjesëmarrje mund të deklarohet në kërkesën e azilkërkuesit, edhe nëse nuk mund të kemi prova për homoseksualitetin e tyre,” shton ai.
Më së shumti këtë mënyrë e përdorin emigrantët që mbërijnë në Itali nga Afrika dhe vendet e lindjes së mesme, por më herët e kanë përdorur edhe shqiptarët vevanërisht në Britaninë e Madhe.
Top Channel