Pamje fantastike nga ajri tregojnë liqenin e parë të artificial të sërfit që është hapur në Angli.

Investimi ka kushtuar rreth 30 milionë euro dhe mund të krijojë 1000 dallgë në orë, me lartësi 2 metra.

Për ta ndërtuar këtë liqen në Ist Komton të Bristolit janë dashur nëntë vite punë.

Brenda janë hedhur 26 milionë litra ujë, dhe dallgët 2-metroshe vijnë çdo 8 deri në 10 sekonda.

Rrethinat e liqenit artificial do të kenë edhe një restorant, dyqane e hotele.

Një tjetër liqen i ngjashëm do të ndërtohet në Londër, në vitin 2023, ndërkohë që i pari është hapur në Uells, që në gusht të vitit 2015.

FOTO GALERI
1/9

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA