Video/ Basha me spot elektoral? Mesazh për shqiptarët: Kemi potenciale, është koha t’i vëmë në jetë

24/10/2019 11:48

Kreu i opozitës, Lulzim Basha ka publikuar një spot që është i njejtë me ato që publikohen nga kryetarët e partive gjatë fushatave elektorale. Ndonëse nuk jemi në një fushatë zgjedhore dhe kryeministri Edi Rama përjashton çdo mundësi për zgjedhje të parakohshme, Basha ka publikuar këtë video që përmban edhe një mesazh për qytetarët.

“Shqipëria ime, ka ardhur koha të nxjerrësh në dritë potencialin e jashtëzakonshëm që ke”, shprehet Basha në fund të videos.

Ndërkohë, sipër videos së publikuar në ‘Facebook’, Basha shkruan: “Megjithë sfidat që kemi përpara, i yni është një vend mahnitës, me njerëz të talentuar dhe plot potenciale të jashtëzakonshme. Është koha që së bashku ti vëmë në jetë”.

Top Channel