Prodhuesi amerikan ka njoftuar se do të fillojë prodhimin e modelit të ri më shpejt se sa ishte planifikuar.
Kur Tesla zbuloi Model Y, u njoftua se prodhimi i serisë do të fillonte në vjeshtën e vitit 2020, por tani data e fillimit të prodhimit është zhvendosur në verën e ardhshme.
“Instalimi i pajisjeve të prodhimit Model Y është duke u zhvilluar përpara fillimit të planifikuar të vitit të ardhshëm. Ne po ecim më shpejt sesa ishte planifikuar fillimisht,” tha kompania.
Prodhimi i crossoverit të ri elektrik fillimisht do të zhvillohet në linjën e pestë të montimit në një fabrikë makinash në Frimont, California. Më vonë, Model Y do të prodhohet gjithashtu në Shangai të Kinës, transmeton KosovaPress.
Përveç njoftimit se Model Y do të arrijë më herët, prodhuesi amerikan tha që kishte të ardhura prej 6.3 miliardë dollarë në tremujorin e tretë të vitit 2019. Për më tepër, Tesla ka njoftuar se ka filluar prodhimi i Modelit 3 në “Gigafabrica 3”.
Kompania gjithashtu deklaron se është në fazat e fundit të procesit të përzgjedhjes së vendit për një fabrikë të madhe të re në Evropë.
Fabrika, e cila do të fillojë punën në vitin 2021, do të bashkohet me fabrikat në Frimont dhe Shanghai në prodhimin e Modelit 3 dhe Model Y.
Top Channel