Nënkryetari i Partisë Demokratike, Edi Paloka ka reaguar pas statusit të kryeministrit Edi Rama se ka biseduar në telefon me kancelaren gjermane, Angela Merkel. Pyetja që Paloka i drejton Ramës është nëse ka pranuar pas kësaj telefonate që të zbatojë kushtet e Bundestagut gjerman.

  Rama telefonatë me Merkelin: Vendosëm pikat mbi “i” për negociatat

“Danke Angela…Telefonatë 45 minuta…I vumë gjithë pikat mbi i…”?!?! Kjo do të thotë që do të zbatosh kushtet e Bundestagut? Do të thotë që Gjiknuri, Tahiri, Gjushi… gjithë tufa e të korruptuarve dhe atyre që janë kapur në krime elektorale, do të përfundojnë në burg? Do të thotë që 30 qershori ka rënë dhe do të pritet vendimi i Gjykatës Kushtetuese? Do të thotë që do të realizohet një reformë zgjedhore transparente dhe me pjesëmarrjen e gjithë faktorëve politikë dhe shoqëror? Do të thotë që pas realizimit të reformës zgjedhore do të kemi implementimin e saj në zgjedhje të parakohshme? Do të thotë… Apo?”,- i drejtohet Paloka Ramës.

Nënkryetari i demokratëve i kujton kryeministrit edhe deklaratat ku pas telefonatës me Emmanuel Macron, president i Francës, pretendonte se ishin dakordësuar për negociatat.

“Shqiptarët e kanë të freskët ditën kur vajte në Parlament dhe kërkove ndjesë për vonesën se kishe patur një bisedë telefonike për një orë me mikun tënd Macron. Atë ditë po ashtu kishit vendosur pikat mbi “i” për negociatat. Nuk e di pse ka ca ditë që gjithë palaçot rreth teje nuk po lënë fjalë të ndryrë pa thënë për mikun tënd, madje paturpësisht edhe për bashkëshorten e tij”, shkruan Paloka.

Në fund, Paloka i drejtohet Ramës duke i kërkuar: “Boll mashtrove si ordiner! Plotëso kushtet që të kërkojnë ose largohu!”

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA