Në një deklaratë për shtyp, sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi foli mbi mbledhjen e sotme të opozitës për Reformën Zgjedhore.

Bardhi deklaroi se nga mbledhja kanë përmbyllur dy çështje kryesore që lidhen me financimin e fushatave dhe partive politike, si dhe çështja e administrimit zgjedhor. Ju kujtojmë se opozita ka ngritur 3 grupe pune për çështjen e reformës në fjalë.

“Opozita ka qenë e angazhuar tërësisht por edhe për të bashkëpunuar dhe për të dhënë kontribut me palën tjetër me Kuvendin monist. Produkti i sotëm është dakordësuar me konsensus të plotë. Mbledhja e ardhshme e këtij grupi pune do të jetë të hënën.”

Bardhi deklaroi se reforma në fjalë përbën një kusht për negociatat dhe një kërkesë nga vetë Bundestagu.

“Kërkohet gjithpërfshirje. Partia Demokratike është e angazhuar me propozime konkrete për reformën. Ne kemi paraqitur mekanizmin për bashkëpunim. Ne e kemi propozuar një mekanizëm se si e gjykojmë ne bashkëpunimin e kërkuar në kuadër të Reformës Zgjedhore. Sa kohë nuk ka një refuzim, tregon se nga pala tjetër ka mungesë vullneti. Detyra e palës tjetër është të mendojë për interesin e qytetarëve, të tregojë përgjegjshmëri përpara kushteve dhe të pranojë atë mekanizëm bashkëpunimi që ne kemi propozuar.  Produkti i përbashkët përfshin realizimin e Reformës Zgjedhore”, u shpreh ndër të tjera ai.

 

Top Channel