Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar sot një telefonatë me homologen gjermane, Angela Merkel, mbi ecurinë e mëtejshme të përpjekjeve për hapjen e negociatave të Shqipërisë me Bashkimin Evropian.

Në telefonatën që ka zgjatur rreth 45 minuta, Rama thotë se janë vendosur pikat mbi “i” për këtë çështje dhe se Merkel ka theksuar qëndrimin gjerman në mbështetje të Shqipërisë.

“Gjatë një telefonate rreth 45 min me Kancelaren Merkel vendosëm të gjitha pikat mbi “i” për ecurinë e mëtejshme të përpjekjeve të përbashkëta për çeljen e negociatave për anëtarësim. Kancelarja rinënvizoi qëndrimin e Gjermanisë në mbështetje të Shqipërisë. Danke Angela”, shkruan Rama.

Pak ditë më parë, Rama deklaroi se së shpejti do të zhvillojë edhe një bisedë telefonike me presidentin francez, Emmanuel Macron.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA