Pas plot 8 titujve radhazi dhe dy finaleve në Ligën e kampioneve që përfaqësojnë zhgënjimin më të madh në planin kontinental, presidenti i Juventus shpalosi para aksionerëve një plan global për ringritjen e klubit, për më shumë miliona dhe trofe.
Një herë duke i besuar syve të tij dhe të tjera herë me ndihmën e syzeve për të mos ngatërruar shifrat, në asamblenë e zhvilluar këtë të enjte, Andrea Anjeli i tha bashkëfinancuesve se ky është viti zero për ekipin kampion të serisë A.
“Juve është skuadra më e madhe në Itali por vetëm një nga më të mëdhatë në nivel europian. Nëse shikojmë gjigantët kontinentalë në Angli, Gjermani dhe Spanjë, nivel i tyre i faturimit është nga 500 milionë Euro, deri në 1 miliard. Ky është objektivi ynë dhe kemi ende shumë hendek. Duhet ta imagjinojmë këtë sezon si vitin zero, me dëshirën për të qenë edhe më të mëdhenj.
Andrea Anjeli uroi mes të tjerave që futbollisti më i vlefshëm i ekipit, Kristiano Ronaldo të fitojë “Topin e Artë”, ndërsa nuk mungoi dhe ironia me ish trajnerin Konte, tashmë në stol te Inter, për dënimin për shkak të rolit të tij në trukime.
Top Channel