Interi fitoi me rezultatin 2-0 ndaj Dortmund në Milano. Në këtë sfidë pati disa episode interesante, midis tyre edhe humbja e një 11-metërshi nga Lautaro Martinez.

Argjentinasi shënoi golin e epërsisë duke e çuar ekipin e Antonio Contes në avantazh. Ai që mbylli sfidën ishte Candreva, i cili shënoi golin e 2-0 dhe i dhuroi qetësinë ekipit të tij.

Për penalltinë e humbur ka reaguar “El Toro”, i cili u shpreh që ndryshoi mendje në minutën e fundit gjatë goditjes së penalltisë.

“Dëshiroja ta gjuaja penalltinë në krahun tjetër, por ndryshova mendje në momentin e fundit. Më pas Candreva shënoi dhe ne e fituam sfidën. Duhet të vazhdojmë me ecurinë pozitive duke ndjekur edhe këshillat e teknikut Conte. Nëse luajmë në këto nivele do të jetë e vështirë për çdo kundërshtar të përballet me ne”, është shprehur lojtari.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA