Ish-prokurorja Antoneta Sevdari replikoi në studion e Open me avokat Spartak Ngjelën.
Gjithçka nisi kur ish-prokurorja Sevdari tha se ndien keqardhje se si po e trajton rastin tim sepse ai ka qenë edhe zv-ministër i Drejtësisë.
Ndërhyri menjëherë Ngjela duke thënë: Po ti nuk je në burg, pse bën kështu. Unë them se ju jeni larguar me drejtësi.
Na e thuaj pse jeni larguar?Cili të kapi: Pasuri, Prona apo morali?- e pyeti Ngjela ish prokuroren.
Jam hequr nga sistemi vetëm sepse bashkëshorti im para martesës ka pasur probleme me tatimet- u përgjigj ish-prokuroja Sevdari.
Unë nuk merrem me të akuzuar. E nisë keq zonjë. Të na e tregoje që në fillim pse je larguar”- tha Ngjela.
Ik fito gjyqin zonjë- tha sërish Ngjela.
Do t;i fitoj gjyqet- iu kundërpërgj ish-prokurorja Sevdari.
Top Channel