Helmohen 7 gjimnazistë në Dibër- 3 prej tyre në gjendje të rëndë!
24/10/2019 13:55
Në shkollën e mesme të njësisë administrative të Shupenzës në Dibër, shtatë gjimnazistë u paraqitën në spital me shenja helmimi.
Nga të dhënat paraprake dhe jo zyrtare dyshohet se brenda ambienteve të shkollës është përdorur një spraj, çka ka shkaktuar probleme te disa nxënës.
Sipas korrespondetit të Top Channel- it, 3 prej tyre janë në gjendje të rëndë në Reanimacionin e Peshkopisë.
Top Channel