Ka përfunduar ndeshja e fundit e javës së 11-të në Superligën e Kosovës në futboll. Në stadiumin “Fadil Vokrri” skuadra e Prishtinës ka arritur të mposhtë atë të Dritës me rezultat minimal 1:0.

Golin e vetëm në këtë takim e shënoi kapiteni i Prishtinës, Armend Thaçi, në minutën e 82-të të ndeshjes, pas një super asisti nga lojtari i inkuadruar në pjesën e dytë, Mankenda.

Kujtojmë që Prishtina ishte më kërkuese se Drita gjatë gjithë kohës, duke mos lejuar skuadrën mysafire të rrezikojë portën e gardianit Visar Bekaj.

Me këtë fitore skuadra e Armend Dallkut është në pozitën e katërt me një pikë më pak se Drita, e cila me këtë humbje mbetet në pozitën e tretë pas javës së 11-të. /KosovaPress/

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA