Pas një takimi disa orësh me Presidentin Refik Halili, palët duket se kanë zgjidhur me marrëveshje kontratën që i mbante të dy palët të lidhura prej 1 viti.

Mema mori drejtimin vitin e shkuar në javën e 9 në ndeshjen me Flamurtarin pasi kishte rolin e zv.trajnerit me Ilir Dajën tek skuadra vlonjate dhe largohet pas javës së 9 nga drejtimi i skuadrës bardheblu.

Humbja në mesjavë me Bylisin detyroi palët të vendosnin për ndryshimin pasi gjërat nuk po funksiononin me. Kandidaturat për zëvendësimin e Memës në krye të pankinës bardhelu janë të shumta, por Julian Ahmataj duket më i preferuari i drejtueseve të Tiranës, një emër që garon sëbashku me trajnerin e moshave U19 të Tiranës Bledar Devolli. Ende nuk ka asnjë vendim zyrtar për momentin për trajnerin që do të marrë pankinën e kryeqytetasve për vazhdimin e kampionatit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA