Përplasja në Këshill mes avokatit të Ballukut dhe kreut të SPAK. USB-ja me 16 mijë faqe prova, kushti që duhet të plotësojnë deputetët
Dhurata Çupi nga PD ka denoncuar se sipas saj qeveria po tenton “të grabisë një tjetër pasuri publike të vendit”.
“Me gjithë resistencën e vazhdueshme të banorëve të Melthit, Zall Gjoçaj, Gjoçaj dhe fshatra te tjere, zonë në të cilë buron dhe pershkon ky uje, është planifikuar ndërtimi i një HEC-i”, shkruan ajo në facebook.
Çupi thotë se kjo pasuri po u kalohet “dy apo tre njereëzve pranë pushtetit”.
“Në kushtet kur nuk aprovohet nga banorët, që janë grup interesi i drejtpërdrejtë, mazhoranca me arrogancën që e karakterizon, ka vijuar me procedurat për ngritjen e këtij HEC-i, duke sjellë kundërshtimin e ligjshëm të banorëve, të cilëve u ndalet uji në shtepite e tyre por edhe uji që u shërbejnë për vaditje, të cilët me prodhimet bujqësore mbajnë familjet”, shkruan ajo më tej.
Postimi i Dhurata Çupit
Tentohet grabitja e një tjetër pasurie publike për ta vënë ne shërbim të pushtetit.
Me gjithë resistencën e vazhdueshme të banorëve të Melthit, Zall Gjoçaj, Gjoçaj dhe fshatra te tjere, zonë në të cilë buron dhe pershkon ky uje, është planifikuar ndërtimi i një HEC-i. Fotot jane pikerisht nga kjo zone
Duke ia kaluar pasurinë natyrore dy apo tre njerezve prane pushtetit, u heq kështu ujin e pijshëm 11 mijë banorëve të kësaj zone.
Në kushtet kur nuk aprovohet nga banorët, që janë grup interesi i drejtpërdrejtë, mazhoranca me arrogancën që e karakterizon, ka vijuar me procedurat për ngritjen e këtij HEC-i, duke sjellë kundërshtimin e ligjshëm të banorëve, të cilëve u ndalet uji në shtepite e tyre por edhe uji që u shërbejnë për vaditje, të cilët me prodhimet bujqësore mbajnë familjet.
Atë që u ka dhënë natyra, pa interes e PPP, e që u shërben banorëve, kjo qeveri kërkon tua grabisë me forcë.
Kjo është një aferë që duhet të marrë fund.
Unë jam në krah e në mbështetje të banorëve. Nëse kjo qeveri nuk ka punuar për tua pëmirësuar jetën shqiptarëve, të paktën mos tu marrë atë që natyra ua ka ofruar me bujari.
#stopshkatërrimit#
#mebanorëtematit#
Top Channel