Kur komisioni i reformës zgjedhore të mblidhet të enjten për konstituimin e grupeve te punës dhe prezantimin e paketës, e cila adreson 5 rekomandimet e para te OHDIR, karriget e opozitës jashtëparlamentare do të jenë sërish bosh.

24 orë para tryezës Gazment Bardhi konfirmoi për Top Channel mungesën.

“Partia Demokratike dhe opozita i mbeten qëndrimit publik, të shpallur në tryezën e organizuar nga OSBE. Ne jemi të gatshëm të kontribuojmë për reformën zgjedhore në një mënyrë transparente, gjithëpërfshirëse dhe barazi të plotë me palën tjetër. Këto nuk i garanton komisioni, jo-legjitim i reformës zgjedhore”, ka thënë Gazment Bardhi, sekretar i Përgjithshëm i PD-së.

Por, aleatët historik nuk ndajnë të njëjtin qëndrim me demokratët për sa i takon pranisë në komisionin e reformës zgjedhore.

“Nuk kam kompleks me kë ulem dhe ku ulem. Ajo që dua të bëj është që të bëj një gjë që ti vlejë vendit dhe zgjedhjeve të lira dhe të ndershme. Nuk mund të flasim për zgjedhje pa pasur reformë zgjedhore, nuk mund të flasin ndërkombëtaret, nuk mund të flasim ne, sepse do ktheheshim në të njëjtin cikël diskutimesh të pavlefshme. E para që duhet të ndodhi është se duhet të kemi një produkt të qartë opozitar që duhet t’a ofrojmë me palën tjetër, shtrohet në komisionin e reformës zgjedhore apo jo është e pa rëndësishme, parlamenti sigurisht duhet t’a votojë. ”, shprehet Mediu.

“Unë gjykoj që do merret pjesë në nivel teknik. Ne nuk gjykojmë dhe nuk pranojmë që Rama ta deformojë procesin politik, sikur reforma zgjedhore zgjidh krizën, sikur ajo zgjidh problemin mes Shqipërisë dhe Europës. Ne duam që reforma të ketë rolin qe ka brenda sistemit, por sistemi është 9 pikat e Bundestagut”, është shprehur Dashamir Shehi.

Me 25 shtator, opozita jashtëparlamentarë u përfaqësua, bashkë iniciuar edhe nga OSBE në nivel teknik. Ajo prezantoi një plan me 5 pika, ku thelbi ishte vijimi i punës në një strukturë ekstraparlamentare, PD –PS dhe prania e ndërkombëtarëve.

Elda Menga

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA