Inter pas fitores ndaj Sassuolos në Seria A, dëshiron të vazhdoj më këtë ritëm, në mënyrë që të kualifikohet në Ligën e Kampionëve, transmeton KosovaPress.
Nga ana tjetër edhe Dortmund arriti të fitojë në ndeshjen e fundit ndaj Borussia Monchengladbach në kampionatin gjerman, ndërsa sot dëshiron të fitojë në mënyrë që të vazhdoj të jetë lider në grupin F.
Inter(3-5-2): Handanovic, Godin, de Vrij, Skriniar, Candreva, Barella, Brozovic, Sensi, Asamoah, Lukaku, Martinez.
Dortmund(4-2-3-1): Burki, Hakimi, Akanji, Hummels, Schulz, Witsel, Delaney, Sancho, Brandt, Guerreiro, Gotze.
Kujtojmë që ndeshja zhvillohet në “San Siro” dhe fillon në ora 21:00.
Për momenti lider në grupin F është Dortmund me 4 pikë, aq sa ka edhe Barcelona që renditët në vendin e dytë, ndërsa Interi është në vendin e tretë me 1 pikë, aq sa ka Slavia Prague në vendin e fundit. /KosovaPress/