Kjo e mërkurë rezultoi të ishte shumë produktive në kategorinë Superiore teksa në 3 ndeshje të javës së 9 u shënuan plot 12 gola.
Bylisi vazhdon me paraqitjet fantastike në këtë sezon teksa mori një fitore të rëndësishme ndaj Tiranës 3-, një sukses që i jep mundësinë që të rikthehet në krye të renditjes së klasifikimit.
Në Adush Muça, ballshiotët e mbyllën pjesën e parë me avantazhin 2-0 pas golave të Goxhës dhe Guindos. Në pjesën e dytë Dunga shkurtoi diferencën për Tiranën, por pas 5 minutash Celis i çoi shifrat në 3-1 që ishte edhe rezultati përfundimtar i sfidës. në marrjen e kreut të klasifikimit të Bylisit, ndikoi edhe humbja e Teutës në fushën e Lacit 3-0 me skuadrën kurbinase që luajti sfidën e dytë nën drejtimin e Armando Cunhgut. Laçi e mbylli pjesën e parë me avantazhin e dyfishtë me Nwabuezen, ndërkohë që në të dytën gjeti edhe golin e tretë me Xhixhën për të marrë këto 3 pikë me shumë vlera në kampionat.
Shumë gola u panë edhe në ndeshjen mes Kukësit dhe Luftëtarit, me verilindorët që u kthyen te fitorja duke e mbyllur këtë sfidë me rezultatin 4-1. Kukësi e hapi festivalin e golave që në minutën e tretë me Et’hemin, ndërkohë që në të 26 Shkurtaj ndëshkoi ish skuadrën e tij teksa shënoi golin e dytë për nën kampionët e vendit. Në pjesën e dytë, Rroca i coi shifrat në 3-0. Luftëtari shënoi golin e nderit me Çelën, ndërkohë që Shkurtaj shënoi një tjetë gol në portën e gjirokastritëve duke fiksuar shifrat në 4-1.
Java e 9 e kategorisë superiore mbyllet me super sfidën mes Partizanit dhe Skënderbeut që do luhet të enjten dhe që do transmetohet në platformën Digitalb.
Top Channel