“Tingulli, imazhi, teknologjia” është ekspozita që na njeh me disa prej instrumenteve dhe teknologjive, që ndër vite u kanë mundësuar etnomuzikologëve, etnologëve dhe folkloristëve të regjistrojnë me zë dhe figurë praktikat dhe kulturën ekspresive të Shqipërisë.
“Kjo ekspozitë përbëhet nga manjetofonat, të cilat janë përdorur për regjistrimin e tingullit. Ky l\këtu është një nga xhevahiret që ne kemi. Është një manjetofon NAGRA.
Këto këtu janë pjesë të grupit UHER,ju mund të dëgjoni edhe një regjistrim me shirit. Këto janë regjistratorët e përdorur më shpesh nga studiuesit.
GRUNDING është nga aparaturat më të vjetra që është përdorur. Është përdorur edhe nga personi , të cilit i dedikohet kjo ekspzoitë Mexhit Daiu. I cili ka qenë ndër regjistruesit, mbledhësit e parë të muzikës dhe transkriptuesiot të parë të muzikës .
Kamera PANASONIC është pak më familjare. Na ngjan me atë që mund të shohim sot.
Nuk duhet të harrojmë që në momentin që vdes një pajisje për tingullin apo imazhin që ne duam të tregojmë vdes edhe njësia. Kështu që kjo është një detyrë e rëndësishme që na ngelet”, ka thënë Mikaela Minga, kuratore e ekspozitës.
Ekspozita i bashkohet motos së sivjetshme të shpallur nga UNESCO, në kuadër të 27 vjetorit të Ditës Botërore të Trashëgimisë Audiovizuale; të angazhohemi me të shkuarën përmes tingujve dhe imazheve. Materialet janë prodhuar kryesisht në Gjermaninë perëndimore, c’ka tregon së Shqipëria ka qenë në kontakt me teknologjinë më të fundit.
Jetona Koçibelli
Top Channel