Sulmuesi i Juventusit, Paulo Dybala, është i lumtur me fitoren e djeshme ndaj Lokomoti Moscow.
Juventus ishte duke humbur me rezultat 0-1, por argjentinasi arriti të shënoj dy gola brenda dy minutave.
Dybala tha se janë klub me eksperiencë dhe do të bëjnë më të mirën për të vazhduar në këtë garë, transmeton KosovaPress.
“Jemi klub me eksperiencë dhe do të vazhdojmë në këtë mënyrë. Besoj që kemi kualitetin për të bërë më shumë në krahasim me vitet e kaluara. Jam i lumtur, kisha nevojë për dy gola. Ishte ndeshje e vështirë, por qëndruam të qetë derisa e gjetëm rrugën drejt golit”, deklaroi ai.
Sarri në pjesën e dytë e inkuadroi në formacion sulmuesin Gonzalo Higuain, gjë që shkaktoj që sulmi të jetë më i rrezikshëm. Dybala ka thënë për këtë gjë se është i lumtur që kanë mundur të luaj në sulm Higuain, Dybala dhe Ronaldo.
“Fituam dhe të gjithë mund të thonë se mund të luajmë se bashku. Nëse do të kishim humbur mendimet do të ishin të ndryshme. Duhet të vazhdojmë në këtë mënyrë. Trajneri ka idetë e veta dhe ne kemi besim të plotë”, përfundoi Dybala.
Top Channel