Foto ilustruese

Për vrasjen me armë zjarri të ndodhur dje në Shosh të Malësisë së Dukagjinit, policia ka shoqëruar dy persona.

Ende sot vijojnë kontrollet në fshatin Palaj, aty ku humbi jetën shtetasi 55-vjeçar, Lazer Arra. Sipas policisë, të shoqëruarit janë të afërm të viktimës, ku për shkaqe hetimore emrat e tyre nuk bëhen ende publikë.

Dyshohet se shkak mund të jetë bërë një konflikt i çastit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA