Top Story/ Thaçi: SHIK i Gazidedes përndiqte aktivistët e lëvizjes për çlirimin e Kosovës

22/10/2019 22:02

Në vitin 1994, Remzi Hoxha vendoset në Tiranë dhe themelon një biznes duralumini, në zonën e njohur si “Frigoriferi”, pranë dispanserisë.

“Biznesi nuk ka qenë primar, ka qenë kamuflim për një aktivitete tjetër që kryente në Republikën e Shqipërisë, aktiviteti kryesor ka qenë të sigurojë fonde për rezistencën në Kosovës”, tregon Artan Hoxha, gazetar.

Veprimtaria e tij shihej me dyshim nga Shërbimi Informativ Kombëtar, i drejtuar nga Bashkim Gazidede. Ashtu si shumë aktivistë të rezistencës së Kosovës, edhe Remziu ishte vënë nën survejim.

“Shumica e krerëve në atë kohë që punonin për fuqizimn e rezistencës janë ndaluar, synimi ka qenë prej SHIK-ut në atë periudhë pengimi i rezistencës”, tregon ish – komandanti I UÇK-së, Hashim Thaçi.

“Duket sikur shërbimi informative shqiptar është futur në grackë për të bërë atë që ka bërë. Ata mund të kenë përdorur kanale që i kishin, flas për shërbimin serb të asaj kohe, se në atë kohë është bërë edhe kontrabanda e naftës, kemi thyer embargo për të kaluar sasi të mëdha karburanti e kjo nuk bëhej pa dijeninë e autoriteteve tona dhe ato të Serbisë”, tregon Artan Hoxha, gazetar.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA