Ai është vetëm 23 vjeç, por ka fituar miliona dollarë me muzikën elektronike të prodhuar për të rinjtë dhe të adhuruar nga shumë njerëz në mbanë globin.

Tani Martin Garriks e ka çuar në një tjetër nivel karrierën e tij me përzgjedhjen si autori që do të prodhojë himnin e Europianit të futbollit në 2020.

DJ holandez që ka nxjerrë në treg hite të pakonkurrueshëm, dhe është renditur i pari në listën e DJ botërorë për 3 vjet me radhë, zbuloi se do të jetë pikërisht ai, që do të marrë në duar tingujt që do të mbizotërojnë në çdo stadium të fazës finale.

Përveç këngës zyrtare, Martin Garrix do të prodhojë gjithashtu dhe muzikën që do të shoqërojë skuadrat në fushë, ato që do të shoqërojnë siglat e Euro 2020 dhe bazat në transmetimet televizive.

Muzikanti holandez do të prezantojë himnin e turneut futbollistik në pranverën e vitit që vjen, ndërsa himni do të jetë zyrtarisht në skenë në ndeshjen hapëse në 12 Qershor 2020 në stadiumin Olimpik të Romës.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA