Dy astronautet femra të stacionit hapësinor ndërkombëtar, u bënë të parat që përfunduan një shëtitje në hapësirë.

Astronautet amerikane, Kristina Koch dhe Jessica Meir, bënë histori pasi përfunduan të parën dalje në hapësirë të femrave. Ato kaluan plot shtatë orë jashtë stacionit ndërkombëtar hapësinor, duke zëvendësuar një njësi defektoze të furnizimit me energji elektrike. Dhe gjatë kësaj daljeje të tyre në hapësirë, ato morën edhe një telefonatë nga presidenti amerikan, Donald Trump.

“Stacion, unë jam presidenti Donald trump, a më dëgjoni?
Çfarë do të donit t’ju thoshit të gjithë atyre që po shohin sot, veçanërisht femrave që janë të interesuara për hapësirën”, thotë Trump.

“Per ne, fakti që kemi ardhur këtu dhe po bëjmë punën tonë, është diçka e madhe. Kjo është një arritje historike dhe sigurisht duhet të nderojmë edhe ata që na kanë paraprirë. Kanë qenë shumë femra, shkencëtare, eksploruese dhe inxhiniere dhe ne thjeshtë kemi ndjekur hapat e tyre”, përgjigjen ato.

Dalja në hapësirë e dy astronauteve femra dështoi më herët këtë vit për faktin se në stacionin hapësinor ndërkombëtar mungonin kostumet në përmasa mesatare. NASA mori masat duke dërguar në stacion edhe një kostum të dytë në këto përmasa, ç’ka edhe mundësoi jetësimin e shëtitjes së parë në hapësirë të dy astronauteve femra.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA