58 vite më parë, më 17 Tetor të vitit 1961, në rrugët e Parisit dolën rreth 30 mijë algjerianë të cilët protestonin për pavarësinë e vendit të tyre nga Franca.
Policia franceze u tregua shumë e ashpër dhe përdori dhunë ekstreme. Shumë prej protestuesve të paarmatosur u hodhën nga urat e famshme të Parisit dhe u mbytën në lumin Senë, ndërsa dhjetëra të tjerë u ekzekutuan nëpër rrugë.
Kjo masakër u nis nga shefi i policisë, Moris Papon, që më vonë doli se kishte qenë edhe bashkëpunëtor i nazistëve me qeverinë e Vishisë, gjatë Luftës së Dytë Botërore.
Qeveria franceze në atë kohë njohu 40 viktima, edhe pse numri i vërtetë mendohet se shkoi në 300. Trupat e algjerianëve të mbytur vazhdonin të shfaqeshin në lumë për ditë me radhë.
Gjatë protestave, 11 mijë persona u arrestuan nëpër rrugët e Parisit vetëm sepse dukeshin si arabë nga paraqitja e jashtme. Shumica dërrmuese e të arrestuarve u dëbuan për në Algjeri.
Franca nuk ka kërkuar asnjëherë falje për këtë masakër.
Aj.P
Top Channel