E njohur në të gjithë botën për stilin e saj të jetesës dhe shijen e hollë, sirena e argjendtë e ekranit, Elisabeth Taylor, është e dashur dhe e adhuruar për shumëkënd, dhe tani, disa nga sendet e saj personale, kanë dalë në ankand.
Sende mes të cilave, një rrip i artë mesi, një robdishan mëndafshi dhe një xhaketë lëkure Versace, e veshur nga legjenda e Hollivudit, do të përshkojnë atlantikun në bordin e anijes krocerë mbretëresha Mary 2, duke i dhënë miqve një shijim të thesareve të Taylor.
Pas vdekjes së aktores në 2011, në moshën 79 vjecare, një ankand një javor në Kristis, në Nju Jork, nxori nën çekiç fustanet e saj luksoze, argjendaritë dhe artin fin, dhe në total mblodhi 156 milionë dollarë. por këtë herë, shpresohet se shifra do të jetë shumë herë më e lartë.
Pas udhëtimit nëpër atlantik, sendet e Taylor do të dërgohen në Kaliforni dhe ankandi do të mbahet online më 6 dhe 8 dhjetor.
Top Channel