23/11 08:45
Ka goditur me thikë mikun e tij muzikant, e pas kësaj është larguar me shpejtësi për të mos rënë në gjurmët e policisë.
Protagonisti i sulmit të ndodhur në fqinjin tonë përtej Adriatikut, është Antonio Sorgentone, fituesi i edicionit 2019 të Italia’s Got Talent.
Ngjarja ndodhi të mërkurën në mbrëmje në një restorant në zonën e Pigneto. Viktima nuk ka lëndime të rënda, por episodi e ka tronditur shumë.
Arsyeja e sherrit ishte se miku i tij nuk i ka kthyer Sorgentones përshendetjen. Ndërkohë pas incidentit, artisti ka dërguar një mesazh ku shfaq pendesë për gjestin e tij. “ Më fal, jam një tip impulsiv”, ka shkruar ai.
Top Channel